Ndeshjet e fundit në NBA kanë dhuruar disa surpriza. Kampionët në fuqi të Denver u mundën 126-121 në fushën e Philadelphia. Një përballje e fortë mes dy ekipesh pretendente Lindje-Perëndim, ku për miqtë 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, por që nuk mjaftuan.
Për Philadelphian shkëlqeu sërish Joel Embiid, autor i 41 pikëve e 10 asist. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për vendasit, por që gjithsesi mbeten në vendin e tretë në Lindje, ndërsa humbja zbret Denver në vendin e tretë në Perëndim.
Fitore në frymën e fundit arriti edhe ekipi i Phoenix, që mposhti 119-117 Sacramento. Allen me 29 pikë e Durant me 27 bënë diferencën në fushë për ekipin e Suns, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Fox për miqtë.
Humbja e dytë radhazi në Los Angeles brenda 24 orësh për Oklahoma City Thunder, që u mund 128- 117 nga Clippers. Paul George me 38 pikë ishte lider për ekipin kalifornian, ndërkohë që 37 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.