MENU
klinika

Çfarë synon diplomati?

Presidenti i KE-së Charles Michel njofton dorëheqjen nga posti

08.01.2024 - 14:59

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel njoftuar planin e tij për t’u tërhequr nga posti, në mënyrë që të kandidojë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të planifikuara për në qershor.

Politikani belg bëri të ditur synimet e tij për mediat belge të dielën, kur tha se udhëheqësit e Bashkimit Evropian mund të diskutojnë pasardhësin e tij në fund të qershorit ose në fillim të gushtit.

“Kam vendosur të kandidoj në zgjedhjet evropiane në 2024”, tha Michel.”Nëse zgjidhem, Këshilli Evropian mund të parashikojë dhe emërojë një pasues deri në fund të qershorit, në fillim të korrikut’, është shprehur ai.

Michel, 48 vjeç, është një ish-kryeministër belg dhe ka shërbyer si shef i Këshillit të BE-së, grupi i udhëheqësve qeveritarë të 27 vendeve anëtare të BE-së, që nga fundi i vitit 2019.

Michel tha se ai planifikon të bënte fushatë për Parlamentin në krye të listës së Partisë Liberale Belgjike Reformiste (MR). Ai ka shërbyer edhe më parë si kryetar i kësaj partie.