Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se qëllimi i vetëm i armatimit ushtarak të Serbisë është “ruajtja e paqes”.
Duke folur në Pallatin e Serbisë, Vuçiç prezantoi një plan të quajtur, “Një kërcim drejt së ardhmes” – Serbia Expo 2027.
“Me këtë situatë gjeopolitike, prioriteti është ruajtja e paqes,” tha ai, duke shtuar se “nëse dikush mendon se ne do të kthehemi diçka për dikë, jo, nuk do ta bëjmë. Ne do ta mbajmë vendin tonë të sigurt, do të mbrojmë Kushtetutën”, tha Vuçiç.
“Serbia duhet të dërgojë një mesazh të qartë se po vazhdon rrugën e saj evropiane dhe po e rrit ritmin përmes reformave, duke ruajtur miqtë e saj tradicionalë, lirinë dhe pavarësinë”, tha më tejpresidenti serb.
Ai paralajmëroi “një takim të madh në ushtri” më 30 janar dhe një prezantim të asaj që do të bëhet për ushtrinë dhe agjencitë e sigurisë në shkurt.
Presidenti serb tha të martën gjithashtu se seanca inauguruese e legjislaturës së re të Serbisë mund të pritet pas 1 shkurtit dhe se ai pret që kabineti i ardhshëm serb të inaugurohet deri më 15 mars.
I pyetur në lidhje me kërkesën e opozitës serbe që një mision vëzhgues ndërkombëtar të dërgohet në Serbi për parregullsitë e supozuara zgjedhore, Vuçiç tha se “fitorja e zgjedhjeve më 17 dhjetor ishte “më e pastra që nga rivendosja e një sistemi shumëpartiak në Serbi. dhe se asnjëherë nuk ka pasur më pak ankesa për procesin zgjedhor.
Në një koment për raportin e Këshillit të Evropës për zgjedhjet serbe, Vuçiç tha se ka pasur vlerësime shumë më pozitive në lidhje me veprimet e qeverisë në ditën e zgjedhjeve dhe gjatë procesit zgjedhor.