Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për median në përfundim të takimit dyditor informal të qeverisë në Shëngjin.
Krijimi i ministrisë së re në qeveri atë, ‘të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit’ erdhi si nevojë e kohës për të përballuar një sërë sfidash që kërkojnë vëmendje dhe jo për të larguar Margaritin thotë Rama.
Pse Blendi Gonxhe në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit?
“Është një nga drejtuesit publik më të sprovuar dhe një sukses të pranuar nga të gjithë. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ishte një kjoskë banale, çerdhe korrupsioni e skenat brutale të maskaradës antishtet që trashëguam. Fakti që arritëm që të bëjë që Gjermania të pranojë njohjen e lejes së drejtimit I thotë të gjitha” tha Edi Rama.