C.Ronaldo nuk njeh as moshë e as limite. Ylli portugez ishte protagonist absolut në ceremoninë e “Globe Soccer Awards”. CR7 fitoi tre trofe, lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme, golashënuesi më i mirë i vitin 2023 dhe lojtari më i dashur nga fansat. Lojtari më i mirë i vit u shpall Erling Haaland ndërsa trajneri më i mirë Pep Guardiola. Ronaldo theksoi edhe një herë në fjalën e tij se nuk është penduar që zgjodhi Arabinë Saudite pasi në sytë e tij Saudi Pro League është më e fortë se sa Ligue 1. Ronaldo u pyet edhe në lidhje me favoritet këtë edicion të Champions League:
“Man.City ka qenë fantastik, i përgëzoj për punën e tyre, lojtarët, trajnerin, të shkëlqyer. Më në fund e fituan Champions League, por mbase e meriton edhe dy vite më parë. Më pëlqen t’i shikoj, mendoj që edhe këtë vit kanë shanse për të fituar, por janë edhe Real Madrid dhe Bayern Munich”, u shpreh Ronaldo duke u ndalur më pas tek e ardhmja:
“Nuk e di, unë jetoj ditë pas dite. Kam pasur disa probleme, por tani i shoh gjërat ndryshe. Ndihem mirë dhe do të vijoj të luaj për sa kohë jam i aftë të shënoj. Mund ta ndihmoj akoma ekipin dhe përfaqësuesen”, shtoi ndër të tjera ylli portugez.