Rumania renditet më së miri në vendet e Ballkanit për pagat në sektorin e shëndetësisë, raportojnë mediet në rajon.
Sipas të dhënave, paga e një mjeku specialist është 4,000 euro derisa ajo e një subspecialisti deri në 7,000 euro.
Por si qëndrojnë pagat e mjekëve në vendet e tjera të rajonit?
Në Mal të Zi paga e një mjeku specialist fillon nga 2,500 euro derisa ajo e një mjeku subspecialist është rreth 3,000 euro.
Bazuar në të dhënat e raportuara gjerësisht, në Kroaci një mjek specialist paguhet 2,797 euro derisa një subspecialist paguhet 2,965 euro; në Bosnjë dhe Hercegovinë paga e një mjeku specialist është 2,000 euro.
Duke vijuar tutje me Slloveninë, paga e një mjeku specialist fillon nga 2,000 euro deri në 3,000 euro, derisa ajo e një subspecialisti fillon prej rreth 4,000 euro.
Në Maqedoninë e Veriut paga e një mjeku specialist shkon deri në 1,500 euro, në Shqipëri dhe Bullgari deri në 2,000 euro.