Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalim nga dritarja e banesës së tij, ndërsa është nën masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”.
Para dhjetra qytetarëve të mbledhur në rrugicën para pallatit të tij, Berisha theksoi se nëse demokratët ngrihen “nuk do të ketë më vend në Shqipëri për Edi Ramën”.
Ai tha se kjo protestë është thirrje për ndërgjegjen e çdo shqiptari, duke iu kërkuar atyre që të mos lodhen apo tremben.
Sali Berisha: Historia ka provuar se në aktin e parë madhor, për të vendosur sistemin e frikës dhe diktaturës, regjimet bëjnë gjithçka për të heshtur opozitën. Me heshtjen e opozitës, me përpjekjet për të heshtur opozitën ata arrijnë të ngulisin frikën gjer në palcë. Çdo qytetarë të shtrojë njeriun në një larë që zvarron në mbretërinë e frikës.
Kjo protestë është e shenjtë, se ai nuk don asgjë veçse të ndalë fjalën e lirë.
Kjo protestë duhet të jetë një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari, mos u mërzitni, mos u lodhni, mos u trembni.
Jua them unë ju.
Ju garantoj ju, se në momentin që ne ngrihemi, nuk ka tunel, nuk vrimë, nuk ka vend më për Edi Ramën në Surrel, Tiranë apo Shqipëri.