MENU
klinika

Artan Hoxha flet mbi aferën "Partizani"

“SPAK mund ta mbajë Berishën të mbyllur në shtëpi deri në zgjedhjet e 2025!”

26.01.2024 - 11:20

Artan Hoxha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për seancën e sotme ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, ku u lanë në arrest shtëpie.

Hoxha tha se SPAK mund ta mbajë Berishën të mbyllur në banesë deri në zgjedhjet e vitit 2025, duke goditur në këtë mënyrë opozitën.

Gazetari tha se vijojnë hetimet për çështjen e ish Kompleksit Partizani dhe po verifikohen burimet financiare të Malltezit.

“Dukej sikur e gjithë struktura e re e drejtësisë, kishte si epiqendër familjen Berisha. Berisha ishte edhe dje për të dhënë deklarime. Sot ishte seanca e Apelit për masën e sigurisë. U la në fuqi vendimi i shkallës së parë, që zoti Berisha do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpiak. Këto janë masa sigurie, që ose duhen zbatuar, ose të mos vendosen fare, për t’u bërë qesharakë.

Berisha sot e bëri Dumanin telef, copë copë.

Vërtet ka afate kur ke të hetuar me masë sigurie dhe ajo të detyron ta çosh dosjen në gjykatë. Por prokurorit i lind e drejta të kërkojë edhe shtyrje afati. Mund të të mbajë edhe 2 vjet prokurori atje, edhe vijnë zgjedhjet, kalojnë…

Policia gjyqësore ka vijuar të bëjë veprime lidhur me çështjen Partizani. Po merren me verifikime të tjera, me mënyrën se si është financuar ky si projekt. Nga kanë ardhur paratë e financimit të ndërtimit të 17 kullave. Së dyti, si kanë lëvizur këto para, a janë paguar detyrimet fiskale, a ka ndonjë shoqëri tjetër që mund të ketë kryer shkelje, kanë marrë në sitë aktivitetin ekonomik të zotit Malltezi dhe kompanisë ku rezulton të jetë aksioner.

Jemi ende herët, por deri në këto moment, pjesa publike që kemi parë, jemi në fazën që është akoma një kostum i zi i qepur me penj të bardhë, do të duhen prova.

Në momentin kur prokuroria kërkoi masën e sigurisë, ishte njëra palë që operonte, tani jemi në momentin kur shkalla e dytë e gjyqësorit, ka çertifikuar kërkesën e prokurorisë. Do të nisë një betejë tjetër për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Edhe pse gjyqtarja është e njëjta që ndryshoi masën arrest me burg të Jamarbër Malltezi. Me këtë mënyrë si po veprohet dhe këtë shoh me skepticizëm, në këtë mënyrë procesi mund të zgjatet dhe zoti Berisha të mbetet në arrest shtëpie. Është njëlloj si arresti me burg”, tha Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hetimet e SPAK/ Paralajmëron gazetari Artan Hoxha

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”

Nxjerr audion tronditëse të masakrës së “21 janarit”

Artan Hoxha i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Sali Berishës