MENU
klinika

“Kam Evropianin përpara”

Strakosha kërcënon Brentford: Dua të luaj, në të kundërt iki

20.01.2024 - 17:26

Thomas Strakosha u largua nga Serie A për një aventurë të re në Premier League, tek ekipi i Brentford, por gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve, pasi gardiani kuqezi vijon të mos shihet si preferencë e parë. Kjo situatë me sa duket është bërë e papranueshme për portierin kuqezi i cili i lëshoi një sinjal të qartë drejtuesve të klubit duke i kërcënuar me largim pasi ky është një vit i rëndësishëm me Evropianin në prag:

“Sinqerisht kam nevojë të luaj, duhet të gjejë një zgjidhje me shoqërinë. E di shumë mirë se çfarë meritoj, se çfarë kam bërë në karrierën time. Unë e di kush jam prandaj duhet gjetur një zgjidhje pasi dëshiroj të luaj. Është Evropiani përpara dhe duhet gjetur një zgjidhje më e mirë. Nuk do të kisha ardhur kurrë këtu nëse do ta dija se do të qëndroja në pankinë. Nuk e kam bërë kurrë këtë në jetën time dhe nuk do ta bëj tani. Vitin e shkuar pësova një dëmtim, por këtë vit prisja diçka më shumë. Tani dua vetëm të bëj mirë, të gjej një zgjidhje”, u shpreh Strakosha.