MENU
klinika

“Gripi më i keq sezonal në 20 vitet e fundit”

Urgjencat dhe spitalet italiane, nën presion: Rriten rastet me…

05.01.2024 - 18:35

Urgjencat dhe spitalet italiane duket se janë vënë nën presion për shkak të rritjes së rasteve me grip. Sipas të dhënave të organeve kompetente, ka një rënie të numrit të rasteve me të diagnostikuar me këtë lloj virusi.

Megjithatë, diagnozat e gripit me komplikime të sistemit të frymëmarrjes dhe rastet me pneumoni vazhdojnë të rriten, dhe jo vetëm tek pacientët e moshuar.

Javën e fundit rastet me Covid-19 janë ulur me 16%, por sipas shumë profesorëve të virologjisë, kjo rënie mund të jetë për shkak të numrit më të ulët të analizave të kryera gjatë pushimeve. Që do të thotë se mund të shënohet një rritje e re në ditët në vijim, shkruajnë mediat italiane.

Sa i përket urgjencës spitalore, shumica dërrmuese e pacientëve me simptoma dhe komplikime të ngjashme me gripin janë qytetarë të moshuar dhe të cënueshëm. Nga Milano në Romë dhe Napoli, pritja për të qenë në gjendje për të parë një mjek disa herë i kalon katër orë.

Matteo Bassetti, shefi i sëmundjeve infektive në Spitalin San Martino në Genova, theksoi se “ky është gripi sezonal më i keq i 20 viteve të fundit, për sa i përket shkallës së transmetimit”.

“Ne i kishim paralajmëruar italianët, por shumë preferuan të bënin një vesh shurdh”, shtoi Bassetti, duke iu referuar drejtpërdrejt atyre që nuk donin të vaksinoheshin.

Sipas shifrave të fundit, më shumë se një milion italianë janë infektuar me grip, ndonëse kulmi i rasteve, i cili pritet ndoshta brenda javës së ardhshme, ende nuk është regjistruar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga "Harvard Business Review"

Si të shmanget skenari italian!..