MENU
klinika

Rama i kërkoi të drejtojë Himarën?

Vangjel Tavo: S’ka asgjë të vërtetë në lajmet greke!

04.01.2024 - 13:39

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama ka nisur bisedimet për të gjetur një kryetar provizor të Bashkisë së Himarës.

Sipas kësaj gazete i përzgjedhur është ish-deputeti Vangjel Tavo. Madje “Kathimerini” guxon edhe më tej teksa jep “detaje” nga një takim mes Ramës dhe Tavos.

Sipas “Kathimerini-t”, në prag të Krishtlindjes, ish-ministri dhe ish-deputeti i Dropullit për shumë vite, Vangjel Tavo, mori një telefonatë nga Edi Rama, i cili i kërkoi të takoheshin për “një kafe” në Tiranë.

Mirëpo ky lajm që buron nga Athina duket se është komplet i rremë.

Vetë Vangjel Tavo ka thyer sot heshtjen duke u shprehur se në lajmin e Kathimerinit nuk ka asgjë të vërtetë.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke. Unë s’kam asnjë dëshirë që të angazhohem më në politikë” – ka thënë sot Tavo për News24.

Kujtojmë që së fundmi Tavo ka përjetuar një humbje të madhe, pasi vajza e tij vetëm 24 vjeç ndërroi jetë në një aksident.