MENU
klinika

"S’do e linte kurrë vajzën 2-vjeçe"

27-vjeçarja vrau veten pas publikimit të fotos intime, tezja hedh akuza

12.02.2024 - 12:28

Tezja e 27-vjeçares, e cila dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-rt e pallatit në Kamëz pas publikimit të një foto të saj intime në krevat me personazhin e TikTok, Altin Çoku, pretendon se mbesa e saj është vrarë.

Në një deklaratë për mediat, tezja e viktimës u shpreh se mbesa e saj nuk do ta linte kurrë vajzën 2-vjeçare, duke hedhur akuza se “e ka vrarë ai personi i arrestuar”, referuar Altin Çokut.

Ajo pretendon se 39-vjeçari ka shkuar tek pallati ku banonte 27-vjeçarja dhe e ka shtyrë.

“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar.

Nuk e di çfarë ka ndodhur, se këto muhabete kanë ndodhur 2 ditët e fundit dhe vajza nuk m’i ka thënë. Goca do vinte te unë në Itali, ai nuk e di çfarë i bëri. Ose mori vesh që do vinte në Itali dhe e ka vrarë. Ajo nuk e ka vrarë veten dhe lajmet nuk janë të vërteta. Ajo kishte një problem me bashkëshortin dhe ishte një ndarje për momentin, ndoshta do bashkoheshin prapë”, tha tezja e viktimës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


27-vjeçarja që ndërroi jetë ishte martuar në Kosovë dhe…

I publikoi foto intime të resë që u hodh nga ballkoni, ky është i arrestuari!