Me urdhër të Prokurorisë Speciale (PS), Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion në shtatë vendndodhje të ndryshme të Kosovës.
Si rezultat i operacionit janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, njofton se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.
“Aksioni është zhvilluar në shtatë vendndodhje të ndryshme me dyshimin se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘Pastrim i parave”, thuhet në komunikatë.