MENU
klinika

Për herë të parë!

Astronomët gjejnë ujë në sipërfaqen e asteroidëve

27.02.2024 - 11:39

Observatori SOFIA është ndryshe nga shumica e teleskopëve që keni parë.

Një tjetër projekt i përbashkët midis NASA-s dhe Qendrës Gjermane të Hapësirës Ajrore (DLR), kishte vendosur SOFIA-n brenda një aeroplani Boeing 747SP. Kur hapej dera e madhe e aeroplanit, zbulohej teleskopi 2.5 metra i gjatë.

SOFIA u krijua për të bërë kërkime astronomike me rreze infra të kuqe, të cilat janë mjaft sfiduese në terren, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Observatori ajror i ndaloi kërkimet në vitin 2022, por shkencëtarët ende po shqyrtojnë të dhënat që ai i ka mbledhur.

Kohët e fundit, një ekip astronomësh kanë studiuar katër asteroidë të pasur me silikate të cilët kanë qenë nën vëzhgimin e SOFIA-s. Dy nga këta katër asteroidë, Iris dhe Massalia, dhanë konfirmime të qarta të molekulave të ujit në sipërfaqet e tyre.

Bëhet e ditur se, rezultatet janë publikuar në The Planetary Science Journal.

“Ne e bazuam kërkimin tonë në suksesin e ekipit që gjeti molekula uji në sipërfaqen e Hënës të ndriçuar nga Dielli. Ne menduam se mund ta përdorim SOFIA-n për të gjetur molekula uji edhe në trupa të tjerë”, tha autorja kryesore e studimit, Dr. Anicia Arredondo.

Vëzhgimet nga teleskopi sugjerojnë se sasia e ujit në Iris dhe Massalia është në përputhje me sasinë e ujit në disa pjesë të Hënës.

Dy asteroidët e tjerë në studim të njohur si Parthenope dhe Melpomene, kthyen sinjale të paqarta dhe të zhurmshme për të cilët nuk u përcaktua nëse uji ishte i pranishëm apo jo.

Për shkak të disa kufizimeve të teleskopit SOFIA, ekipi po i drejtohet teleskopit hapësinor James Webb për vëzhgimet e ardhshme në të kuptuarit e shpërndarjes së ujit në sistemin diellor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Studimi i Universitetit të Kolorados

“Dielli ka ‘personalitet’ të dyfishtë”

IKSHPK iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës

“Maskë dhe distancën fizike, virusi është kudo!”