MENU
klinika

Mbyll Botërorin e të rinjve për Shqipërinë me dy medalje

Colturi e pafat në disiplinën Sllallom, del nga pista!

03.02.2024 - 17:47

Lara Colturi ka rezultuar e pafat në disiplinën e Sllallomit në Botërorin e të rinjve në ski që po zhvillohet në Francë. 17-vjeçarja, e cila vinte pas dy medaljeve ditën e premte, shënoi kohën e katërt më të mirë në lëshimin e parë, por në të dytën doli nga pista duke humbur renditjen.

Megjithatë një ditë më parë Lara siguroi dy medalje për Shqipërinë në disiplinën Giant Sllallom.

Skiatorja mori medaljen e bronztë për u-21 dhe të artën për U-18, ndërsa tani do vijojë përgatitjet për Botërorin e të rriturve ku këtë sezon ka shënuar rezultate fantastike. Edhe pse 17 vjeç ajo synon të futet në top 15 skiatoret më të mira të botës.