MENU
klinika

Analiza

Gara për supremacinë globale: Kush do ta fitojë?

15.02.2024 - 09:30

Në vitin 1904, gjeo-strategu i famshëm britanik, Halford Mackinder prezantoi i pari konceptin e “territorit thelbësor” (heartland) dhe botoi veprën e tij të njohur si “Teoria e territorit thelbësor”. Në të ai përshkroi rregullat kryesore për arritjen e dominimit botëror nga cilado fuqi që do të arrijë të kontrollojë territorin euroaziatik.

Kjo përfshin Azinë Qendrore, Evropën Lindore dhe disa pjesë të Rusisë. Citimi më i famshëm i kësaj teorie ishte: “Kushdo që sundon Evropën Lindore komandon territorin thelbësor; kushdo që sundon këtë të fundit komandon Ishullin Botëror; dhe kushdo që e sundon këtë të fundit komandon gjithë botën”.

Për shembull, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Gjermania naziste nën diktaturën e Adolf Hitlerit, synoi të pushtonte territorin euroaziatik për të dominuar “territorin thelbësor”, për të fituar fuqinë me synimin final sundimin e githë botës. Ndërkohë në vitin 1942, Nicholas Spyman propozoi Teorinë e Rimland, duke deklaruar se për të sunduar mbi botën, është thelbësore që të pushtohen zonat kryesore bregdetare. Rimlands janë kufijtë e ishullit botëror, të lidhura me detet. Spyman besonte se për të dominuar botën, një shtet duhet të dominojë Rimland-in.

Dhe për të dominuar tek territori thelbësor, është thelbësore të dominosh edhe Rimland-in. Për shembull, gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, SHBA-ja e ndali zgjerimin e Bashkimit Sovjetik për të ruajtur ndikimin e tij në botë duke dominuar Rimland. Për pasojë, SHBA-ja u bë superfuqia e vetme e botës.

How markets are reacting to the US-China trade war

Nga ana tjetër, Alfred Thayer Mahan, një oficer i Marinës Amerikane, zhvilloi strategjinë e fuqisë detare, e cila u bë një nga ato më me ndikim në këtë fushë. Në librin e tij “Ndikimi në histori i fuqive detare”, botuar në vitin 1980, ai argumentoi se fuqia detare mund ta bënte superfuqi një shtet.

Kjo sepse 71 për qind e sipërfaqes së tokës, është e mbuluar nga detet, dhe një shtet me një marinë të fortë mund të arrijë ta dominojë botën. Strategjia e Mahan ishte shumë e rëndësishme gjatë Luftës së Parë Botërore. Fuqia detare është thelbësore për t’u bërë një fuqi botërore pasi siguron rrugë tregtare, i mundëson një shteti të fshehë armët bërthamore në nëndetëse dhe është e vështirë për t’u zbuluar.

Mbi të gjitha, fuqia detare është e rëndësishme për ruajtjen e mekanizmit të parandalimit ndaj sulmit të parë nga armiku. Gjatë shekujve XIX-XX, fuqia detare forcoi fuqitë e mëdha botërore si SHBA-ja, Kina, Rusia, Britania dhe Franca. Shtetet pa dalje në det dhe pa marinë janë zakonisht shtete të dobëta si Afganistani dhe shtete të tjera të vogla aziatike si Nepali dhe Butani.

Strategjia e SHBA-së bazohet në konceptin e Mahan, që ka ndihmuar shumë në forcimin e vendit. Vendndodhja gjeografike e SHBA-së, me rrugët e saj të larmishshme detare, e bën të vështirë zbarkimin ose pushtimin nga çdo shtet tjetër. Gjermania u përball me një bllokadë detare nga Britania, dhe India e kërcënoi Pakistanin me një bllokadë detare, e cila mund të çonte në luftë.

Fuqia detare, mund të jetë një faktor me rëndësi në fillimin e luftërave apo konflikteve në të ardhmen. Sipas konceptit të Mahan për fuqinë detare, shndërrimi në një fuqi detare është thelbësor për t’u bërë një superfuqi. Historia na ofron shumë shembuj për të ilustruar këtë ide. Për shembull, Australia po blen aktualisht nëndetëse bërthamore nga SHBA-ja, lëvizje që nxjerr në pah rëndësinë që ka fuqia detare. Po kush do ta sundojë botën në të ardhmen, SHBA-ja apo Kina?

Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje, le të analizojmë pozicionin strategjik dhe gjeopolitik të të dyja shteteve. Nisma e Rrugës dhe Brezit (BRI) që nisi në vitin 2013, synon që të forcojë pozitën ekonomike, politike dhe strategjike të Kinës, duke e ndërlidhur sa më shumë botën.

Ndonëse kjo nismë ka rreziqe në nivel global, ajo ka tërhequr vëmendjen e shumë vendeve nga e gjithë bota për të investuar në projekte dhe për të fituar prej tij. Rreth 70 shtete janë bërë pjesë e saj për të bashkëpunuar me Kinën në krijimin e kësaj infrastrukture globale.

Nisma paraqet kërcënime për SHBA-në në aspektin e hegjemonisë ekonomike, politike dhe strategjike. Kjo sepse ajo e forcon kontrollin e Kinës mbi rrugët detare dhe Zemrën, ku ndodhen shumica e burimeve natyrore të botës. Megjithatë, Amerika mund të bashkëpunojë me aleatët e saj për të krijuar një alternativë dhe për të konkurruar me Kinën për të ruajtur hegjemoninë e saj.

Në të ardhmen, BRI do të ndihmojë Kinën të fitojë kontrollin mbi territorin thelbësor, siç e nënkupton strategjia klasike e Mackinder, dhe kjo mund të çojë në sundimin e Kinës në sistemin botëror ashtu si SHBA. Por Kina ka zgjedhur të luftojë ekonomikisht dhe jo ushtarakisht, dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë për një të ardhme të parashikueshme.

How to stop China and the US going to war | China | The Guardian

Sot midis Kinës dhe SHBA-së, nuk po zhvillohet vetëm një luftë ekonomike por edhe një luftë ideologjish. Ngjashëm me blloqet kapitaliste dhe komuniste gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, midis Uashington it dhe Pekinit po shohim një betejë ideologjish.

Kina ka një përzierje të shkëlqyer të shoqërive kapitaliste dhe komuniste, por nuk mund të neglizhohen kultura perëndimore dhe vlerat aziatike. Kina ndjek ideologjinë e relativizmit ndërsa SHBA-ja është në favor të universalizmin. Nuk mund të injorohet as teza e përplasja e qytetërimeve që parashikoi Samuel B.Huntington, dhe kjo sugjeron se luftërat e mëdha mund të nisin bazuar në dallimet kulturore.

Nën administratën aktuale të Joe Biden, duket se marrëdhënia midis SHBA-së dhe Kinës mund të marrë një formë të re. Ndërsa mund të ketë një rritje të ndërvarësisë ekonomike, ka të ngjarë të vazhdojë rivaliteti strategjik dhe gjeopolitik midis dy kombeve.

Kina duhet të fokusohet në adresimin e dobësive të saj, përfshirë çështje të tilla si popullsia, fuqia punëtore, degradimi i mjedisit, pabarazia ekonomike dhe pabarazitë sociale. Përveç nismës së saj BRI dhe programeve të tjera të ngjashme që synojnë rritjen e ndikimit global, Kina duhet t’i japë përparësi këtyre çështjeve të brendshme për të forcuar pozicionin e saj në arenën globale.

Bota mund të shihet si një koleksion ishujsh, me kontinentin në qendër ku shtrihen shumica e burimeve të botës. Kombet luftojnë për pushtet dhe dominim për të mbrojtur interesat e tyre kombëtare në këtë zonë të pasur me burime. Në këtë kontekst, mund të thuhet se BRI do t’i japë Kinës kontrollin mbi Eurazinë, ndërsa Amerika do të mbajë kontrollin mbi fuqinë detare nën ndikimin e strategjisë së Mahan.

Gauging the Impact of the China-US Trade War – The Diplomat

Kontrolli i Kinës mbi shtetet me dalje në det, duke përfshirë Korridorin Ekonomik Kinë-Pakistan (CPEC), do të vazhdojë të forcohet, duke i hapur rrugën kontrollit të saj mbi Eurazinë. Kjo përbën një kërcënim të madh për hegjemoninë e Amerikës. Gjatë Luftës së Ftohtë, SHBA-ja e përdori Politikën e Kontrollit për të parandaluar përhapjen e komunizmit, duke u fokusuar tek Teoria e Rimland.

E njëjta qasje mund të zbatohet ndaj Kinës për të parandaluar zgjerimin e ndikimit të saj, megjithëse besueshmëria e SHBA-së është vënë shumë në pikëpyetje pas luftës në Afganistan dhe largimit të saj kaotik prej andej në vitin 2021. Sipas Teorisë së Rimland, SHBA-ja mund të krijojë aleanca për t’iu kundërvënë Kinës, si p.sh partneriteti aktual me Indinë dhe aleatët e tjerë për të sabotuar CPEC.

Sa i përket ekonomisë, Kina ka investuar më shumë në Evropë sesa SHBA-ja. Ajo kryeson ndaj SHBA-së edhe në teknologjinë kibernetike dhe kuantike. Revolucioni teknologjik mund t’i sjellë dobi Kinës në botën post-COVID. Pas analizimit të pozicioneve strategjike, gjeopolitike dhe gjeografike të Kinës dhe SHBA-së, mund të themi se kushtet janë të favorshme që Kina të bëhet një superfuqi në të ardhmen.

Për shkak të ndërvarësisë ekonomike midis të dy shteteve, bota mund të përjetojë sërish një sistem botëror bipolar. Fuqia detare e SHBA-së do të forcojë pozicionin e saj, pasi ka një vendndodhje të mirë gjeostrategjike. Ndërkohë, vendndodhja gjeostrategjike e Kinës është e shkëlqyer për shkak të pranisë së saj në Rimland dhe qasjes të saj në fuqinë detare. Por është e vështirë të parashikohet se kush do të sundojë botën, dhe është shumë herët për të bërë një deklaratë të qartë.