22.02.2024 - 10:59
Një vajzë 23-vjeçare është gjetur e vdekur në autostradën e Ferizaj-Prishtinë në Kosovë. Vajza është me origjinë nga Ukraina.
Trupi i pajetë i 23-vjeçares u gjet në autostradën “Arbën Xhaferi” nga policia rrugore.
Sipas mediave në Kosovë dhe nga njoftimet e policisë është identifikuar se vajza është me origjinë ukrainase. Nuk dihet akoma shkaku i vdekjes së saj.
Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes të viktimës.