MENU
klinika

"1 gram noviçok vret deri në 5 mijë njerëz!"

Helmimet ruse me agjentë nervorë, mjekja zbulon si funksionon

20.02.2024 - 10:59

Vdekja e mistershme e liderit opozitar rus Alexei Navalny, ka bërë që Perëndimi të drejtojë gishtin ndaj Presidentit Vladimir Putin.

Nuk ishte hera e parë që Navalny shpëtonte nga vdekja. Hera e fundit ishte në vitin 2020 kur gjatë një fluturimi u helmua me agjent nervor noviçok, por mundi të shpëtonte në atë kohë.

Por çfarë është noviçoku?

Kjo lëndë kimike është një agjent nervor që është përdorur shpesh nga shërbimet ruse për të eliminuar kundërshtarë të regjimit.

Mjekja toksikologe, Esmeralda Thoma, e ftuar në emisionin ‘Opinion’, thotë se noviçok është një agjent nervor shumë i fortë, aq sa 1 gram prej tij vret deri në 5 mijë persona.

Esmeralda Thoma, mjeke toksikologe-adiktologe: Noviçok është një lloj helmimi i cili ka në përbërjen e vetë dy lloj lëndësh helmuese në fakt. Njëra nga lëndët është acilitrit dhe lënda tjetër është një organofosfat, pra është një përbërje organofosfatësh. Organofosfatët përdoren dhe janë lëndë të ligjshme për t’u shitur dhe për t’u përdorur dhe përdoren si pesticide në të gjithë botën dhe janë shumë të lejueshme. Duke u bashkuar me lëndën tjetër, kjo e bën noviçokun një lëndë tejet të rrezikshme, disa herë më shumë se sa agjenti më i fortë organofoskorik që është ekziston bëhet noviçoku. Është jashtëzakonisht shumë i rrezikshëm. Llogaritet që 1 gram noviçok mund të vrasë deri në 5 mijë njerëz. Sepse letaliteti që ajo ka është jashtëzakonisht shumë i fortë.

Blendi Fevziu: Si shpëtoi Navalny?

Esmeralda Thoma, mjeke toksikologe-adiktologe: Ka antidot, ka antidot specifik. Edhe ne në vendin tonë kemi shumë raste me organofosfat të helmimeve të cilat për shkak të antidotëve duke u dhënë në kohën e duhur ata shpëtojnë. E vetmja gjë në rastin e noviçokut, duke qenë se ka një komponim tjetër se është i bashkuar dhe për ta bërë këtë përbërje organofoskorike më të fortë, më të fuqishme, më të rrezikshme për trupin e njeriut, lënda tjetër duke i lidhur me reaksione të ndryshme biokimike që ndodhin, e bëjnë këtë rezistente ndaj njërit prej antidotëve që ekzistojnë. Ka dy antidotë. Njëri nga kundërilaçet nuk jep rezultat.