MENU
klinika

Ambasadori amerikan në Prishtinë

Hovenier: SHBA mbështet Kosovën, por kjo nuk vjen falas

29.02.2024 - 21:28

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier ka ashpëruar deklaratat kundrejt qeverisë kosovare me nw krye Albin Kurtin, duke folur me karta të hapura kësaj radhe.

Gjatë një konference për shtyp, Hovenier ka ritheksuar përkushtimin dhe mbështetjen e ShBA-së ndaj Kosovës, për forcimin e kësaj të fundit si shtet, por i ka “tërhequr veshin” qeverisë kosovarë dhe mbarë opinionit publik se Amerika nuk mund të anashkalohet në çdo vendimmarrje të vendit.

“Shtetet e Bashkuara duan që ta shohin Kosovën të avancojë në trajektoren e saj evropiane dhe euro-atlantike. Por kjo nuk vjen falas”, ka thënë Hovenieri në bashkëbisedimin me gazetarët.

“E kam vënë re që një numër i njerëzve në Kosovë duken të befasuar që ndonëse Shtetet e Bashkuara e kanë përkrahur dhe do ta përkrahin popullin e Kosovës, projektin e Kosovës, dhe kjo ide, kjo përpjekje për ta parë këtë shtet duke e realizuar plotësisht potencialin e vet, e që jemi të zotuar siç kemi qenë gjithmonë, kjo nuk do të thotë që ne do t’ia japim një carte blanche secilës qeveri të Kosovës në zgjedhjen e politikave që ajo i bën, dhe ne nuk duhet ta bëjmë një gjë të tillë”,- ka theksuar ai.

Gjatë diskutimit, Hovenieri po ashtu ka thënë që nuk e sheh nevojën për një konferencë ndërkombëtare për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

“Më habit ky sugjerim. Ne kemi një marrëveshje të mirë. Ishte arritur saktësisht një vit më parë. Konferencat ndërkombëtare zakonisht kanë rol për të negociuar tekstet. Është një marrëveshje të mirë që është arritur midis Kosovës dhe Serbisë. Në kohën kur ishte arritur, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thamë që e konsiderojmë ligjërisht të obligueshme për të dyja palët, dhe e konsideroj si të tillë. Ne në mënyrë konsistente kemi thënë që shpresojmë në zbatimin e plotë dhe të krejtësishëm nga të dyja palët të të gjitha obligimeve nën marrëveshje”.

“Ne nuk e shohim nevojën për një konferencë ndërkombëtare. Ne e shohim nevojën për një vullnet më të fuqishëm politik nga të dyja anët që t’i përmbushin obligimet në të cilat janë futur, dhe t’i zbatojnë krejtësisht zotimet për Kosovën, pasi që ky është shteti ku punoj”, ka thënë Hovenieri.

 

“Ekziston nevoja për një vullnet politik dhe për veprim nga të dyja qeveritë që t’i zbatojnë plotësisht obligimet e tyre, dhe jemi të zhgënjyer që deri tash kjo nuk po ndodh”.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!