MENU
klinika

Fjalimet në Kuvend

Kremtimi i Pavarësisë/ Kurti e Osmani nuk e përmendën fare Shqipërinë

18.02.2024 - 22:13

Mbajtën fjalime të gjata në Kuvend dhe pritjen shtetërore, por krerët e shtetit të Kosovës nuk thanë asnjë fjalë për kontributin e Shqipërisë gjatë, para e pas luftës së Kosovës.

Ndonëse në pritjen shtetërore ishte kujdesur që të kishte mjaft të ftuar nga Shqipëria në krye me Presidentin Bajram Begaj, Presidentja Vjosa Osmani e as Kryeministri Kurti në këtë ceremoni nuk e përmendën fare Shqipërinë.

Analisti dhe ish-këshilltari i ish-Presidentit Hashim Thaçi thotë se ky anashkalim i Shqipërisë është i pandershëm.

““Mospërmendja e kontributit të jashtëzakonshmë që ka dhënë populli shqiptar, qeveri shqiptare për lirinë dhe për Pavarësinë e Kosovës nga z.Kurti dhe znj.Osmani është e pandershme, është e papranueshme”, thotë Artan Behrami.

I vetmi moment që Kryeministri foli për Shqipërinë në Kuvend ishte për zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet dy shteteve.

“Për të, kontributi i Shqipërisë është i madh po aq sa i Serbisë, po aq sa i Malit të Zi, po aq sa i Maqedonisë dhe kjo është një tendencë po ashtu për rishkrim të historisë sepse Shqipëria në çdo kohë, në çdo moment ka ndihmuar popullin shqiptar, ka ndihmuar UÇK-në, ka ndihmuar periudhën e Ibrahim Rugovës, ka ndihmuar shtetndërtimin në Kosovë”, thekson analisti Behrami.

Deklaratat e tilla nuk i cilëson të rastësishme.

“Kryeministri Kurti nuk është aq budalla, një lider i cili ka fituar zgjedhjet në Kosovë për bashkim kombëtar, për bashkim me Shqipërinë, për bashkim të misionit diplomatik mes Kosovës dhe Shqipërisë, sot nuk e përmend kontributin e Shqipërisë”, shprehet Artan Behrami.

Një ditë më parë Kosova ka kremtuar 16-vjetorin e Pavarësisë. Kjo festë është konsideruar nga analistë e zbehtë pasi që Kosova është nën sanksione dhe në raporte jo të mira me miqtë ndërkombëtarë e veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!