Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka shpallur sot zyrtarisht shpalli kandidaturë e tij për president të Maqedonisë së Veriut.
Në një komunikim për mediat ai ka nënvizuar se ka ardhur koha për president shqiptar në RMV, por sipas tij për president të vërtet dhe jo teknikë, shkruan Alsat.
“Me propozim të ASH-së dhe mbështetjes së Lëvizjes Europiane për Ndryshim (LEN), unë sot jam këtu për të shpallur kandidaturën për president të shtetit…Unë besoj se kjo ditë është ditë e duhur për t’ia filluar. Jam i sigurt në përkrahjen tuaj, pres me respekt votën e çdonjërit prej jush”, tha ai.
Kujtojmë që në Maqedoninë e Veriut me një mandat të përkohshëm Talat Xhaferi është kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.