MENU
klinika

Oklahoma-Minnesota kryesojnë në Perëndim

NBA/ Boston shkëputet në Lindje

05.02.2024 - 13:44

Boston rikthehet menjëherë te fitorja, duke mposhtur bindshëm 131-91 Memphis Grizzlies. Ndeshje e dominuar nga skuadra e Celtics, ku dyshja Tatum-Porzingis realizoi 60 pikë.

Me këtë sukses Boston shkëputet edhe më shumë në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes në NBA, duke mos pasur rivalë që ndjekin këtë ritëm. Pas 50 ndeshjeve, Celtics janë të vetmit që kanë 38 fitore dhe me këtë ecuri vendi i parë nuk duket problem për sezonin e rregullt.

Ndërkohë, po në Lindje, që zhgënjen sërish ekipi i Milwaukee, që u mund 123-108 nga Utah Jazz, duke humbur kontaktin me kreun dhe mbetet në vendin e tretë. Antetokounmpo realizoi 33 pikë dhe 13 asist, por që nuk mjaftuan për Bucks, ndërsa për Jazz 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë.

Në Perëndim, në krye është dyshja Oklahoma-Minnesota me pikë të barabarta, me nga 35 fitore secila. Të dyja skuadrat fituan në ndeshjet e fundit, Oklahoma mundi 135-127 Toronto Raptors pas dy kohëve shtesë, ku 5 lojtarë realizuan mbi 20 pikë, ndërsa Minnesota fitoi 111-90 ndaj Houston Rockets, me Edwards protagonist i 32 pikëve.

Ndërsa kampionët në fuqi të NBA, Denver Nuggets fituan 112-103 ndaj Portland Trail Blazers, ndeshje ku u dallua Nikola Jokic, autor i 29 pikëve.