MENU
klinika

Me numrin 10

Në Madrid tashmë ja kanë bërë gati fanellën Mbappes

17.02.2024 - 18:04

Kylian Mbappe deklaroi se me gjasë ky do të jetë sezoni i tij i fundit me skuadrën e PSG. Ylli francez shihet se lojtar i ardhshëm i Real Madridit.

Në kryeqytetin spanjoll prej kohësh është përfolur transferimi i tij, por në mes ka ndërhyrë gjithnjë presidenca e PSG, me Al Khelaifin që ka penguar largimin e sulmuesit.

Tashmë është Mbappe që ka marrë në kontroll të ardhmen e tij duke preferuar largimin. Tek Reali tashmë ia kanë bërë gati edhe fanellën, teksa mendohet se ai do të mbajë numrin 10.

Aktualisht ky numër mbahet nga kroati Luka Modriç, i cili do të largphet me të mbaruar sezoni pas 11 viteve sukses me “Los Blancos”. Reali pritet të bëhet i frikshëm në fazën ofensive vitin e ardhshëm me Mbappe, Vinicius, Bellingham dhe Rodrygo.