Edhe këtë vit, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të vijojë traditën e vënies në skenë edhe të operave dedikuar artdashësve të vegjël e familjeve.
Në fundjavë vjen opera për fëmijë dhe familje “Il Maestro di Capella”. Kjo opera është një shfaqje me karakter edukativ për fëmijët, që tregon se si përgatitet një opera dhe cilët janë elementet përbërës të një orkestre. Çfarë bën dirigjenti dhe si funksionon një orkestër.
Me anë të kësaj vepre, e cila është e përshtatur për ta, fëmijët do të kuptojnë më shumë mbi mënyrën se si funksionon opera, do ta duan më shumë atë dhe do të edukohen për të qenë në të ardhmen dëgjues të një muzike të mirë.
Në njoftimin që TKOB ka publikuar në rrjetet sociale, fton fëmijët të marrin prindërit për dore dhe të shkojnë në Opera, në datat 10 dhe 11 shkurt, në Hollin Koncertor të TKOB-së