MENU
klinika

Sanduloviç akuza Vuçiçit

Pasi e dhunuan, politikanit serb i ‘njollosin’ varrin e nënës

15.02.2024 - 15:09

Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç, është përballur sërish më një situatë të rëndë pasi u dhunua nga shërbimi sekret serb pak muaj më parë pasi kreu homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Në një reagim në “X”, ai ka bër me dije se së fundmi persona të panjohur kanë përdhosur varrin e nënës së tij, duke i hedhur bojë blu.

Lidhur me këtë ngjarje ai akuzon presidentin Aleksandër Vuçiç dhe BIA-n serbe.

“Terroristët e Vuçiçit i dërguan mesazh Nikolla Sanduloviçit që t’i nxirrte eshtrat e nënës dhe t’i fuste në varrin e Jasharit dhe t’i grisnin qentë”, ka shkruar Sanduloviç në regaimin e tij.

Ndër të tjera ai shkruan se tani është plotësisht e qartë se kush i rrënoi varrezat e serbëve në Kosovë, duke përhapur kështu urrejtjen ndaj shqiptarëve.

“Është e njëjta bandë terroriste që e bëri këtë në mes të Serbisë! Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Serbi, as në kohën e Sllobodan Millosheviqit!”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:
Vazhdon persekutimi i Aleksandër Vuçiqit dhe bandës së tij terroriste nga Kosova në bashkëpunim me BIA-n ndaj Nikolla Sanduloviqit. Dje kanë përdhosur varrin e nënës së Nikolla Sanduloviqit pasi ai ka vendosur lule mbi varrin e vajzës së vrarë shtatëvjeçare shqiptare Blerina Jasharit.

Terroristët e Vuçiqit i dërguan mesazh Nikolla Sanduloviqit që t’i nxirrte eshtrat e nënës dhe t’i fuste në varrin e Jasharit dhe t’i grisnin qentë! Tani është plotësisht e qartë se kush i rrënoi varrezat e serbëve në Kosovë, duke përhapur kështu urrejtjen ndaj shqiptarëve. Është e njëjta bandë terroriste që e bëri këtë në mes të Serbisë! Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Serbi, as në kohën e Sllobodan Millosheviqit!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U dhunua barbarisht nga shërbimi sekret serb

Vajza e Sanduloviç: Vuçiç e donte të vdekur


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!