MENU
klinika

Liderët e pranishëm realizojnë foton familjare

Përfundon Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore

28.02.2024 - 14:22

Ka përfunduar Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore në Pallatin e Kongreseve. Pas mbylljes së punimeve, liderët e pranishëm në Samit kanë realizuar foton familjare.

Të pranishëm në foton familjare ishin liderët e Evropës Juglindore dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili qëndronte në krahun e majtë të kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohe Kreu i Shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani u rreshtua në krah të djathtë të kreut të qeverisë.

Ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç, qëndronte krah homologut ukrainas Volodymyr Zelensky.

Samiti i nisi punimet rreth orës 11:30 dhe zgjati gati gjysmë orë. Ndërkohë në 13:30 do të zhvillohet konferenca për shtyp e kreut të qeverisë me presidentin Zelensky.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”