Presidenti i Këshillit Europian Charles Michael ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Presidenti i KiE-së deklaroi me presidentin Vuçiç bisedoi për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Europian, duke theksuar se plani i rritjes ekonomike do të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të integrimit.
“Momenti më i ri për procesin e zgjerimit të BE ofron një mundësi për Serbinë dhe për Ballkanin Perëndimor, ndërsa plani i rritjes ekonomike gjithashtu do të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të integrimit”, ka thënë ndër të tjera presidenti i KiE.
Gjithashtu ai shtoi: “tani është koha për të vepruar dhe punuar, e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Europian.