Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zbardhur takimin me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku ka diskutuar për propozimet, që sipas saj, ofrojnë “një zgjidhje të qëndrueshme për planin e trazicionit për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës”.
Rregullorja e BQK-së, që hyri në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.
Në njoftimin për media të Presidencës së Kosovës, megjithatë nuk u bë e ditur se për çfarë propozimesh Osmani ka biseduar me Hovenierin gjatë takimit të tyre të rregullt.
Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar zbatimin e rregullores së BQK-së, duke thënë se ajo është miratuar pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet negative që mund të ketë te popullata serbe në Kosovë, e cila që nga paslufta ka përdorur dinarin serb.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka diskutuar për propozimet, që sipas saj, ofrojnë “një zgjidhje të qëndrueshme për planin e trazicionit për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës”.
Rregullorja e BQK-së, që hyri në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.
Në njoftimin për media të Presidencës së Kosovës, megjithatë nuk u bë e ditur se për çfarë propozimesh Osmani ka biseduar me Hovenierin gjatë takimit të tyre të rregullt.
Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar zbatimin e rregullores së BQK-së, duke thënë se ajo është miratuar pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet negative që mund të ketë te popullata serbe në Kosovë, e cila që nga paslufta ka përdorur dinarin serb.
Por, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, pas kësaj deklarate të kryeministrit kosovar, ka thënë se vendimi i ndalimit të dinarit, veçse ka ndikuar në cilësinë e raporteve mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës.
Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.
Në vende të caktuara në Graçanicë, qytetarët serbë më 20 shkurt nuk kanë mundur të marrin ndihmën sociale dhe shtesat për fëmijë në postë, që punon sipas sistemit serb, sepse punonjësit u kanë thënë se nuk kanë para për t’i paguar këto shtesa.
Po ashtu, më 21 shkurt një grup i mësimdhënësve në Mitrovicë të Veriut protestuan para Kursimores së Postës së Serbisë, pasi nuk morën pagat.
Beogradi e ka kritikuar ashpër rregulloren e BQK-së, duke e interpretuar si synim të Qeverisë së Kosovës për dëbim të serbëve.