Shefi i Meta-s, ka rishikuar pajisjet e Apple Vision Pro, megjithatë beson se produkti rival i Meta-s, Quest është produkt më i mirë për shumicën e gjërave për të cilat njerëzit i përdorin kufjet e realitetit virtual dhe të përzier.
Ai e ndau pikëpamjen e tij në llogarinë e tij në Instagram, të xhiruar me produktin Quest 3 Mixed Reality Passthrough, transmeton Telegrafi.
View this post on Instagram
Zuckerberg pohon se Meta Quest është produkt superior kundrejt pajisjeve Apple Vision Pro. Shefi i Meta-s, potencon se produkti i tij është më i lehtë se shtatë herë më i lirë se Vision Pro.
“Quest, mendoj se është shumë më komod”, deklaroi ai.
Pajisjet Vision Pro të Apple sipas tij e kanë problemin e turbullimit të lëvizjes, që mund t’u shkaktojë përdoruesve jo-rehati.
Ndonëse ka mënyra për të minimizuar këtë me hapa të thjeshtë, Zuckerberg pohon se “Quest është shumë më i qartë”.
Zuckerberg gjithashtu vuri në dukje se Quest ka një fushë më të gjerë shikimi dhe ekrane më të ndritshme se Apple Viision, Pro dhe se pajisjet e Meta-s do të ofrojnë një përvojë më të mirë të lojërave.