MENU
klinika

“Ne nuk mund t’i besojmë vërtet Putinit"

Vdekja e Navalnyt/ Reagon për herë të parë bashkëshortja e tij: Nuk e di nëse duhet ta besoj

16.02.2024 - 19:05

Gruaja e ish-liderit të opozitës ruse, Alexey Navalnyt, Yulia Navalnaya, e ka marrë lajmin nga burime shtetërore ndërkohë që ndodhet në Mynih për Konferencën e Sigurisë.

“Nuk e di nëse duhet ta besoj këtë lajm të tmerrshëm apo jo”, ka thënë ajo.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Yulia Navalnaya tha se lajmi për vdekjen e burrit të saj erdhi vetëm nga burime shtetërore.

“Ne nuk mund t’i besojmë vërtet Putinit dhe qeverisë së tij”, thotë ajo.

Më pas ajo shton se nëse lajmi për vdekjen e burrit të saj është i vërtetë, Putini dhe aleatët e tij duhet të mbajnë përgjegjësi personale për të dhe për gjithçka që po i bëjnë Rusisë.

“Unë po i kërkoj të gjithëve që janë këtu të bashkohen dhe të ndihmojnë në ndëshkimin e regjimit rus”, tha Navalnaya.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga lufta te marrëdhëniet me SHBA

9 pikat që duhen mbajtur mend nga intervista e Putin