MENU
klinika

'Vladimir Putin vrau burrin tim!'

Videomesazhi i të vesë së Navalnyt: E helmoi me agjent nervor, Rusia po fsheh trupin e tij

19.02.2024 - 15:12

E veja e Alexei Navalny përmes një videomesazhi për vdekjen e bashkëshortit të saj akuzon autoritetet ruse për fshehjen e trupit të tij, duke thënë se ata ende prisnin që gjurmët e novichok, një agjent nervor, të zhdukeshin nga trupi i tij. Duke i ftuar të gjithë ti qëndrojnë pranë, premton se do të vijojë ajo luftën që ka bërë Aleksej Navalny.

Në videon e saj 8 minutëshe Julia Navalny akuzon Putin se i ka vrarë bashkëshortin e saj.

Tre ditë më parë Vladimir Putin vrau bashkëshortin tim. Putin vrau babain e fëmijëve të mi. Bashkë me të ai ka dashur të vrasë shpresën tonë, lirinë dhe të ardhmen tonë” thotë ajo

Gjatë burgimit të tij, Navalny është “rrahur, shkëputur nga bota” dhe “megjithatë ai nuk u dorëzua”, thotë Navalnaya. “Burri im nuk mund të thyhej dhe kjo është arsyeja pse Putini e vrau”, përsëriti Julia, duke premtuar se do të zbulonte “kush e kreu këtë krim” dhe në çfarë rrethanash, e bindur se autoritetet po e mbajnë trupin në pritje të zhdukjes së gjurmëve të Agjenti nervor Novichok, i përdorur tashmë në tentativën për vrasjen e Navalny në vitin 2000.

Më pas Navalnaja ka kujtuar fjalët e të shoqit: “Nuk është faj të bësh pak, është faj të mos bësh asgjë, është faj që të lejoni të trembeni”. Prandaj nga këtu ju ftoj të bashkoheni “për të goditur Putinin, miqtë e tij, kriminelët me jastëk, oborrtarët dhe vrasësit që duan të paralizojnë vendin tonë”.