MENU
klinika

Vetëm për përdoruesit premium!

X prezanton veçori të reja kërkimi

27.02.2024 - 11:36

Nëse jeni përdorues premium i X, përgatituni për një rifreskim të platformës, pasi X po nxjerr një përditësim tjetër për ta bërë përvojën në aplikacion më të mirë.

Siç u konfirmua nga dizajneri i X, Andrea Conway, platforma po prezanton filtra të rinj kërkimi për përdoruesit premium.

Kjo veçori i lejon përdoruesit të renditin postimet bazuar në kritere si data, gjuha, dhe vendndodhja, përcjell Telegrafi.

Thuhet se këto veçori do të rrisin komoditetin e kërkimit në platformë. Megjithatë, përditësimet e fundit do të jenë të disponueshme vetëm për përdoruesit me pagesë. Të paktën, për momentin.

Që kur Elon Musk bleu Twitter-in, ai ka punuar drejt transformimit të platformës në një “aplikacion për gjithçka”, i ngjashëm me aplikacionin kinez WeChat.

Meqenëse X u bë privat pas blerjes së Musk, ai nuk është më i detyruar të zbulojë publikisht të dhënat, duke e bërë të vështirë verifikimin e numrave të përdoruesve.

Por, platforma krenohet se numëron afro 500 milionë përdorues, shifra këto të cilat janë vlerësuar më të ulëta nga Statista.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e teknologjisë

“The Economist”: Si kripto shkon në zero