Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Amnistia Penale do të votohet dhe do të sigurojë votat e nevojshme në Kuvend.
Prej kohësh Amnistia Penale është kthyer në diskutim për shkak se për miratimin e saj nevojitet shumicë e cilësuar prej 84 votash, dhe një bashkim me votat e opozitës.
Kreu i qeverisë u shpreh i sigurtë se ky projektligj do të marrë votat e të gjithëve.
“Duhet t’i referoheni një deklaratë të ministrit të drejtësisë. Amnistia është në tryezën e Kuvendit. Atë do ta votojnë të gjithë. Nuk është puna se do të votojnë për PS, por për një akt historikisht që parlamenti e ka bërë pa ndarje partiake. Është akt siç bëjnë të gjitha vendet e civilizuara që shteti të ushtrojë detyrimin kushtetues të lehtësimit për këtë detyrim”, tha ai.