Avokati Genc Gjokutaj, pas daljes nga Apeli i Gjykatës së Posaçme deklaroi se rrëzimi i kërkesë së ish kryeministrit Sali Berisha për të shkuar në seancat plenare, është në shkelje të Kushtetutës.
Gjokutaj tha se kërkesa e tyre ishte legjitime dhe e drejtë, por sipas tij drejtësi me regji vendosi dhe një herë kundër Kushtetutës. Ai shtoi se Berisha duhet të lirohet, pasi sipas tij, nuk k asnjë akuzë apo provë që ai të mbahet në arrest.
“U vërtetua shkelja e Kushtetutës, shkelmimi i saj, nga shkalla e parë dhe apeli, këta sy që s shikojnë, me regji, këta kanë shkelur kushtetutën se zoti Berisha nuk është një punëmarrës, rastet kur mandati mbaron apo ndërpritet, dhënien e lejes është një kërkesë e pjesshme, ne e kemi bërë në emër të kërkimeve pa lënë asnjë shteg procedurial apo kushtetues, e thashë kërkimi ynë është lirimi i zotit Berisha, nuk ka vepër penale, nuk ka akuzë, nuk ka prova, këta kanë vënë trupat e tyre, kjo gjykatë me vendimin e saj. Nuk kemi pasur asnjë lloj përgjigje, herën e fundit kanë sjellë disa dokumente, kemi prova që bëjnë rrugën vajtje ardhje, nuk i pranon SPAK, të bëjnë ekspertim të ri, absolutisht asgjë”, tha ai.