MENU
klinika

“Gati të dëshmoj në SPAK”

Bamir Topi: Nuk gjuajtën vetëm 4 vetë më 21 janar, të pyeten krerët e politikës

14.03.2024 - 18:10

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për t’i kaluar Prokurorisë së Posaçme çështjen e “21 janarit”.

Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, ai u shpreh se persona shumë të rëndësishëm të politikës duhet të merren në pyetje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë.

Topi theksoi se SPAK duhet të bëjë një hetim 360 gradë.

Nga pikëpamja e juridiksionit, kompetencës profesionalizmit, tashmë e ka ajo strukturën që të merret me çështje të ngjarjeve tepër të rënda por dhe me institucionet. Ai komision nuk ishte as nga opozita me njerëz militantë dhe të cilët koha i ka mbuluar me turp në këndvështrimin tim dhe të opinionit publik sepse ngritën një kauzë të rreme dhe në vijim të akuzave vulgare që vinin nga kryeministri i kohës. 21 janari nuk është një datë, një orë, ka preludin e saj, janë shumë data të tjera më pas. Nëse gjykata mori një vendim, unë besoj që nuk është thjesht kjo çështja, është shumë e gjerë, nëse e konsiderojmë një çështje studimore shkencore, përgjithësisht politika është ruajtur për t’u mos u marrë në pyetje në kauzë. Të gjitha palët, gjyqtarët ikin, harrohen, politika është shumë dinamike, ata kujtohen vetëm kur vjen momenti për ta diskutuar 21 janarin”, tha Topi.

-Çfarë do të dëshmonit para SPAK?

Kam qenë i hapur t’i bindem, nuk jam vetëm unë, e dinë dhe ata që për shkak të atij modusi se si e marrin jetën, e shohin TV, e dinë shumë mirë që deklaratat janë publike, ka qenë një ngjarje e paralajmëruar, më datë 21 janar kam folur me ambasadorët, duke paralajmëruar tërhiquni nga konflikti, thirrni në lojë arsyen, askush s’më dëgjoi. Ka shumë njerëz që duhet të dalin për 21 janarin. E nxis SPAK të shohin në 360 gradë, strukturat e shtetit, krerët e shtetit se çfarë i ka paraprirë kësaj dite, diskutojmë historinë e viktimave, viktimë nuk ishin vetëm të vrarët, janë të plagosurit, institucionet e shtetit, është bërë një sulm i jashtëzakonshëm, është delikate historia, çfarë është shkruar është fakt. Kur arsyeja errësohet nga pushteti, çështja e 21 janarit ka shumë njerëz që duhet të merren në pyetje, njerëz shumë të rëndësishëm të politikës, por edhe të tjerë. Pse u organizua ajo demostratë dhe u dekapitua, ku janë këta që janë duar jashtë, unë bëj pyetjen, por hetimi do t’i marrë në konsideratë, unë jam i prirur t’i besoj, edhe në konteksin e një drejtësie që konsiderohet e re, hetimi duhet të fillojë nga themeli. Duhej një tjetër komision hetimor, ose të vijonte ai që ishte, si mund të ngrihet ai komision, kush ma prishi? Njerëzit diskutojnë në përgjithësi, si mund të sulmohet kreu i grushtit të shtetit, hetoje ishte grusht shteti apo jo, sot duhet të isha i dënuar për jetë si kreu i grushtit të shteti. Prokurori ka qenë në punë duke filluar nga Ina Rama, Dumani, të gjithë kanë qenë në terren, jo vetëm në terren, por kanë bërë edhe mbrojtjen e versionit të akuzës, Prokuroria e ka realizuar misionin e saj aq sa ka pasur mundësi. Duhet parë prokuroria sipas këndvështrimit tim, sot unë jam njeri i lirë, askush nuk ma mohon të drejtën, është parë një lloj lëvizje që vetë koha do ta tregojë, hetimi do ta tregojë”, tha Topi.

-Janë të sakta dokumentimet e asaj kohe?

21 janari nuk është një datë por një çështje me shumë dimensione, mënyra se si është dekapituar politikisht, të gjtiha shkeljet e ligjit, sulmi ndaj institucioneve të shtetit, duhet një hetim i thellë 360 gradë, nuk janë 3 4 vetë që kanë gjuajtur por një numër i madh personash mes të cilëve janë ata të politikës. Përgjegjësia është më e gjerë se sa 3 4 vetë”, theksoi Topi.