MENU
klinika

‘Shpërthen’ Kulluri

“Bardhi, burokrat që u hodh në shpatullat e Berishës për një vend pune!”

07.03.2024 - 21:26

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri e ka cilësuar Gazment Bardhin si një ‘burokrat që i mungon instikti i politikanit’. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Kulluri iu përgjigj deklaratave të bëra nga Bardhi, duke thënë se ky i fundit ka zgjedhur të kalojë në anën e Sali Berishës vetëm për të mbajtur vendin e tij si deputet.

“Instikti i burokratëve, rasti i Bardhit, është për të mbrojtur vendin e punës. Edhe kur i kundërshton shefat, ka vetëm qëllim të mrbojë vendin e punës. Kurse politikanët kur rebelohen e bëjnë për interesin politik e publik. Bardhi nuk më njeh, se unë jam marrë me politikë për shumë vite kur ka qenë thjesht një burokrat. Tani është i detyruar të sillet si politikan ndërkohë që nuk e ka instiktin”- tha Kulluri.

Më tej shtoi se fakti që Bardhi mori gjysmën e votave që mori Luçiano Boçi në 2021-in edhe pse ishte drejtues i listës së deputetëve, tregon se nuk ka mbështetje nga demokratët

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN