MENU
klinika

Nis Kuvendi

Bardhi kërkesë Nikollës: Të shpallet i pavlefshëm votimi i seancës së kaluar!

21.03.2024 - 11:19

Bardhi kërkon shpalljen e pavlefshmërisë të votimeve në seancën e kaluar.

Ka nisur në normalitet mbledhja e Kuvendit. Deputeti Gazment Bardhi ka kërkuar nga Linditia Nikolla të shpallë pavlefshmërinë e votimit seancës e së enjtes duke thënë se nuk kishte kuorum.

“Nga përmbajtja e procesverbalit drejtuesja e seancës në seancën e kaluar ka verifikuar kuorumin e pjesëmarrjes dhe rezulton se janë prezent 68 deputetët, u jam drejtuar me një kërkesë për të shpallur pavlefshmërinë e votimit të seancës së kaluar. Që procesi i votimit të hapet do duhet të jenë 71 deputetë. Në procesverbal evidentohet se kanë marrë pjesë 68 deputetë. Kërkoj nga ju të shpallni pavlefshmërinë e të gjitha votimeve të seancës së kaluar.”-u shpreh Bardhi.

Nikolla: Sekretariati s’ka marrë ende vendim. Procesverbali ka reflektuar situatën e asaj seance.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve