MENU
klinika

“Pakti për Komisionet Hetimore rast i papranueshëm”

Basha: Hiqni dorë nga interesat personale, mos të përsëritet skandali i 2008!

21.03.2024 - 13:11

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte i pari që mori fjalën sot në foltoren e Kuvendit, pas 5 muajsh tensione në sallë.

Basha u ndal te ligjet për Komisionet Hetimore, që sipas tij shënoi një precedent të papranueshëm. Basha tha se kodi zgjedhor është sakrifica më e madhe për vendin, pasi dhe 1 vit na ndan nga zgjedhjet parlamentare.

“A ishin këta këto 6 muaj apo ishin të tjerë. CCfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur deri këtu. CCmimi është i paimagjinueshmë. Këtë vit, 7 mld euro do dalin nga xhepat e shqiptarëve por se si do të shpenzohen nuk patëm shansin ta diskutojmë.

Pas një viti vendi do të jetë në fushatë zgjedhore. Kodi Zgjedhor është sakrifica më e madhe dhe flijimi më i madh në emër të 6 muajve denormalizim.

Hiqni dorë nga axhendat e ngushta partiake dhe personale dhe jepini deri në fund të muajit shqiptarët një Komision Zgjedhor normal. Mos përsërisni skandalin e 2008”, tha ai.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve