MENU
klinika

Rrezikon përjashtimin

Bllokoi foltoren e Kuvendit, Lindita Nikolla përjashton Lulzim Bashën nga seanca

21.03.2024 - 13:18

Kreyetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca e sotme plenare, kreun e PD, Lulzim Basha.

Kjo pasi Basha po mbante të bllokuar foltoren e Kuvendit.

Basha sot ishte i vetmi që kërkoi herë pas here fjalën, e përfundoi duke ‘zaptuar’ foltoren.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i bëri apel disa herë që ta lironte, për të vijuar zhvillimin normal të seancës, por Basha nuk pranoi.

Edhe përballë paralajmërimit se do ta përjashtonte, Basha nuk u tërhoq. Si përfundim, disa minuta më pas kryeparlamentarja duket se e humbi durimin dhe i njoftoi atij përjashtimin nga seanca.

“Ju lutem lironi foltoren se do ju përjashtoj nga seanca. Ju lutem lejoni foltoren. Nuk ua jap fjalën. Kur shoh që nuk i përmbaheni procedurës kam të drejtën t’iu heq fjalën sipas rregullores. Mos pengoni rendin e ditës. Do vijojmë me rendin e ditës.  Jeni i përjashtuar nga seanca për zaptim të Foltores. Jeni i përjashtuar”, tha Nikolla.

Me ndryshimet e rregullores, Basha rrezikon përjashtimin deri në 60 ditë.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve