MENU
klinika

Europa League

Caktohet sonte tetë ekipet çerekfinaliste!

14.03.2024 - 16:09

Milan është ndër skuadrat e para që zbret sonte në fushë për ndeshjen e kthimit të 1/8 të Europa League, teksa ka udhëtuar në Çeki për të mbrojtur fitoren 4-2 kundër Slavia Pragues në Milano. Në ndeshjen që nis në orën 18:45 italianët duhet të menaxhojnë avantazhin për të shkuar më afër drejt objektiviti që është fitimi i kompeticionit.

Një hap thuajse të sigurtë Liverpooli e hodhi që në ndeshjen e parë kundër Spartës së Pragës së shqiptarëve, duke e mposhtur 5-1 në Çeki ekipin e Qazim Laçit dhe Indrit Tuçit. Sonte në orën 21:00 në Angli kualifikimi duket një çështje e mbyllur, ashtu si edhe për Romën që një javë më parë fitoi 4-0 kundër Brighton në Olimpico. Të besuarit e de Rossit duhet thjesht të menaxhojnë ekipin e De Zerbit.

Më me interes pritet përballja mes Atalantës së Gjimshitit dhe Sporting Lisbonës, pasi përballja e parë në Portugali u mbyll 1-1. Në fazën e grupeve italianët i mposhtën portugezët, por këtë herë nëse ia dalin vlen më shumë. Atalanta është një ndër ata ekipe e deklaruar për ti shkuar deri në fund kompeticionit.

Ende e pazgjidhur është edhe përballja mes Leverkusen dhe Qarabag. Në Azerbajxhan 90 minutat u mbyllën 2-2, ndërsa sonte në Gjermani gjithçka nis nga e para. Ndër ekipe që pothuajse e ka prerë biletën e çerekfinaleve është edhe Marsielle, që në sfidën e parë të 1/8 mposhti 4-0 Villareal. Megjithatë spanjollët do mundohen të bëjnë të pamundurën të mundur.

Në përballjet e tjera Rangers pret Benfican pas ndeshjes së parë të mbyllur 2-2 dhe Ëest Ham duhet të përmbysë në Londër Freiburg, pasi gjermanët kanë avantazhin 1-0 të 90 minutave të para.