I njohur me termin “prindërim helikopter”, kur prindi është shumë i përfshirë në jetën e fëmijës së tij, përgjithësisht qëllimet janë të mira, por ka problemet që shfaqen rrugës.
Sipas psikoterapistëve, kjo mënyrë prindërimi duket ndryshe në familje të caktuara, por përgjithësisht ka disa mënyra për ta kuptuar:
– Përfshirje e tepërt në jetën e fëmijës: Nga jeta e përditshme, tek aktivitetet shkollore dhe sociale, këta prindër e fusin veten në çdo situatë.
– Mbikëqyrje konstante: Prindërit e vëzhgojnë jetën e fëmijës pothuajse në çdo moment.
– Mbrojtje e tepërt: Ata përpiqen të vendosin veten si mburojë për fëmijën dhe situatat me të cilat përballet ai.
– Kontroll në vendimmarrje: Këta prindër i marrin vetë vendimet për fëmijët.
Po a duhet të ndiqet kjo metodë prindërimi?
Psikologët theksojnë se këta prindër kanë përgjithësisht marrëdhënie të mira me fëmijët, por mënyra sesi e kontrollojnë jetën e tyre, duke vënë në dukje këtu edhe mbrojtjen e tepruar, mund të kthehet lehtësisht në dëm për fëmijën.
“Këta fëmijë mund të rriten duke u mësuar me rehatinë e të gjeturit çdo gjë gati në çdo kuptim. Ata mund të mos zhvillojnë aftësinë e vendimmarrjes. Po ashtu, ata do të kenë sens shumë të ulët pavarësie”, shprehet Gina Song, mjeke.
Më tej, theksohet se këta fëmijë kanë vështirësi të marrin vendime dhe të kenë iniciativa për jetën e tyre, ndaj psikologët sugjerojnë që prindërit të njihen me disa metoda prindërimi dhe të marrin cilësitë e secilës për të gjetur balancën e duhur.