MENU
klinika

Nga çështja e dinarit te zbatimi i marrëveshjeve

Çfarë pritet të diskutohet sot në takimin mes Lajçak dhe Bislimit?

05.03.2024 - 11:13

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim të martën përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se temë diskutimi mes Bislimit dhe Lajçak do të jetë zbatimi i Marrëveshjes Bazike.

Sipas njoftimit, takimi pritet të ndodhë në ndërtesën e Qeverisë, prej orës 09:30.

Lajçak, ka paralajmëruar se do të diskutojë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin për çështjen e dinarit.“Kjo është arsyeja pse si hap i menjëhershëm i ardhshëm do të kem një diskutim vijues me zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociator të Kosovës Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçak.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!