03.03.2024 - 17:12
Sokol Cikalleshi ka shkruar historinë me klubin e tij Konaysport në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi me penallti golin e parë të fitores 2-0 kundër Pendikspor, duke u bërë lojtari i huaj me më shumë gola në këtë klub. 33-vjeçari me Konayspor ka arritur të realizojë 27 gola në 101 ndeshje.
Sa i përket sfidës me Pandikspor, golin e dytë të ndeshjes e realizoi po një futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Valon Et’Hemin, i cili më herët ka luajtur për Kukësin në Superligë.