MENU
klinika

“Marrëveshja e Rithemelimit me PS, gjëja e duhur”

Duka: Opozita nuk e ka luksin të jetë indiferente ndaj Bashës!

27.03.2024 - 20:06

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka duke folur për zhvillimet e fundit në kampin opozitar, tha se e sheh me pozitive kthimin e parlamentit në normalitet dhe dakordësinë që arriti PS dhe Rithemelimi.

Në një intervistë për ‘Studio Live’ në Report Tv, Duka tha se nëse do të vazhdohej në atë mënyrë, do të ishte në dëm të vendit.

Nëse vazhdohet kështu është në dëm të politikës dhe kombit. Këto ligje që u kaluan brenda 2-3 minutave nëse vazhdohet në të njëjtën rrugë do ishte në dëm. U bë mirë që u dakordësua. Edhe mazhoranca bëri lëshime. Edhe opozita e shpreh si një fitore të saj sepse ktheu vëmendjen e ndërkombëtarëve. Sipas meje nuk ka fituar njeri. U bë mirë që jeta parlamentare u kthye në normalitet”, tha Duka.

Duka mendon se e vetmja zgjidhje edhe nëse kodi zgjedhor nuk ndryshohet është bashkimi i opozitës që të vijë në pushtet.

“Për kodin zgjedhor nuk jam dakord. Vazhdoj të shpresoj se bashkimi i forcave opozitare është i nevojshëm. Nëse futesh në një sigël, u futa herën e parë sepse u detyruan partitë e vogla nëse futesh edhe herën e dytë i bie të absobohem të quhem parti demokratike”, shtoi ai.

Kreu i PAA-së shton se Rithemelimi e kishte të domosdoshmë një marrëveshje për t’u kthyer në normalitetin parlamentar.

Besoj se Rithemelimi i kishte të domosdoshme një marrëveshje për të kthyer në normalitet parlamentin. Të dy palët bëjnë retorikë politike. Ka një farë përgjumje, e lamë për takime në bazë. Të shohim në të ardhmen nëse do dalim në bazë së bashku apo gjithsecili do vazhdoj të bëjë fushatë më vete. Unë vazhdoj të ngul këmbë se e vetmja zgjidhje është bashkimi i gjithë faktorëve opozitarë. Të bashkuar ja vështirësojmë punën, të ndarë ia lehtësojmë”, vijoi më tej kreu i PAA-së.

Sa i përket protestave, Duka është pro tyre por vetëm nëse burojnë realisht nga pakënaqësia e qytetarëve.

Kam qenë në çdo protestë, aksioni opozitar ka nevojë për një kombinim të gjithë formave edhe protestave por edhe parlamentit. Ndoshta duhet pak kohë që të futet në natyralitetin e vet të jetës parlamentare. Do ishte mirë që protestat të burojnë nga pakënaqësitë e qytetarëve dhe jo të jenë protesta artificiale. Pjesëmarrja masive në protestën e fundit tregon se populli nuk është i kënaqur me qeverisjen”, shprehet Duka.

Për Dukën, në federatën opozitare duhen përfshirë të gjithë faktorët dhe sipas tij opozita nuk ka luks të lërë jashtë Bashën pasi ka rreth 105 mijë vota.

Kam thënë dhe them se të gjithë faktorët opozitarë duhet të bashkohen. Kjo opozitë nuk e ka luksin të jetë indiferente ndaj çdo opozitari. Zoti Basha ka një pjesë të konsiderueshme të opozitës. Mori 105 mijë vota zgjedhjet e fundit”, thotë ai.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!