MENU
klinika

Bitcoin rekord të ri çmimi

Eksperti Civici shpjegon faktorët që çuan në rritjen historike të kriptomonedhës

09.03.2024 - 12:19

Çmimi i monedhës virtuale, Bitcoin arriti një nivel të ri historik duke u vlerësuar me 69 mijë dollarë. Për këtë po diskutohet edhe në emisionin “Sheshi i Dollarit” me Genta Dobrën. Eksperti për ekonominë, Adrian Civici shpjegoi disa faktorë që kanë çuar në këtë rritje spektakolare të Bitcoin.

“Është një rritje spektakolare e dy muajve të fundit e bitcoin në radhë të parë dhe e kriptomonedhave në përgjithësi dhe nuk mungojnë edhe analizat për të kuptuar faktorët që kanë çuar në këtë rritje. Përtej analizës së faktorëve, është edhe optimizmi dhe shqetësimi i përgjithshëm se cila do të jetë e ardhmja e tyre, nëse do të jenë investime fitimprurëse, me risk të lartë apo do jetë një fluckë monetare. Nga analizat profesionale, evidentohen 5 faktorë që bitcoin ka këtë rritje. Në radhë të parë, tashmë është një kriptomonedhë e stabilizuar, me besim të lartë. Përveç kësaj duke u futur në asetet financiare, ka arritur në vend të 8-të dhe fakti që po investohen kaq shumë para në këto përmasa në bitcoin tregojnë vëmendje të madhe të investitorëve të ndryshëm për të investuar në këtë aset financiar dhe monetar.

Ky është faktori i parë më i rëndësishëm për vëmendjen që ka. E dyta, është një lloj institucionalizimi i tyre ose pranimi i bitcoin si një formë shkëmbimi monetar që tashmë gjithnjë e më shumë po rregullohet me ligje. Janë rritur numri i vendeve që e pranojnë aktivitetin në bitcoin. Tregu i aktiveve financiare e ka këtë antyrë, funksionon mbi bazën e besimit, e optimizmit ose pesimizmit që kanë në blerjen dhe shitjen e tyre dhe sa më i madh të jetë ky besim, edhe vlera e tyre rritet. Faktori i tretë që ka të bëjë me mënyrën se si sillen aktorët financiarë dhe monetarë në treg, në ato tregje me risk të lartë por që kanë edhe fitime të larta.

Në kushtet ku normat e interesit të Bankat Qendrore kanë tendencë të ulet dhe njëkohësisht një disa nga tregjet kryesore të aktiveve monetare, përfshirë naftën, disa minerale të ndryshme, norma e fitimit po vjen duke u zvogëluar, tregjet që kaën risk të lartë por fitim të madh, marrin hov dhe zhvillim. Dhe kjo reflektohet tek bitcoin. Faktori tjetër ka të bëjë me faktin se ndryshe nga monedhat e tjera, bitcoin ka një numër të limituar coin-esh, dhe njëkohësisht viti 2024 është viti ku bëhet përgjysmimi i numrit të bitcoin të rinj të krijuar. Kontrolli i numrit rrit dhe vlerën.

Të gjitha bashkë shkojnë me kontersktin tjetër që kanë të bëjnë me faktin se Autoriteti i Kontrollit Financiar në SHBA autorizoi fondet për të tregtuar në bursë, së fundmi ka autorizuar edhe termin që është kriptomonedha e dytë më e rëndësishme dhe natyrisht kur një aset aktiv financiar qarkullon në bursa të ndryshme, vlera dhe besimi rriten, investimet shtohen dhe aktiviteti që ka të bëjë me pagesa dhe qarkullimine vlerave të ndryshme në bitcoin, rritet. Këta faktorë kanë bërë që ashtu sic pritej, sepse ka që në muajin tetor të vitit të kaluar, ku thuhej se viti i ri 2024 do të jetë një vit ku bitcoin dhe disa kriptomonedha do të kenë rritje spektakolare, tendencë që po vërtetohet.“, tha Civici.