Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, tashmë pjesë e formatit “Ferma Vip” ka rrëfyer momentet e bujshme të qëndrimit të saj në qeli, pas arrestimin në shtetin italian.
E ulur në oborr, në një bashkëbisedim me të tjerë fermerë, ajo tha se izolimi në “Ferma VIP” i sjell në mendje kujtimet e hidhura të marsit të vitit 2023, ku ajo u izolua në qeli për shkak të disa akuzave, që më pas ranë poshtë.Ajo tregon se si përllogariste ditët e mbetura të dënimit të vajzave e grave që ndodheshin aty, të cilat sipas saj, ishin kryesisht të paarsimuara.
“Një nga detyrat që kam bërë unë aty (në burg), niveli i alfabetizmit ishte shumë i lartë, dhe unë ju tregoja histori nga Roma e lashtë, merrja libra ua lexoja. Edhe, vinin dhe një nga gjërat që më kërkonin ishin të llogarisja kur do të dilnin. Unë improvizoja se nuk e dija. Ata e humbnin komplet, 4 vjet aty e humbnin. Vini thoshin ‘nuk e di kur do dal’. Unë me logjikë i thashë shiko, më jep dokumentacionin që ke, por ishte shumë e vështirë t’ua llogarisje. Unë bëja plus minuse. Më ka bërë shumë përshtypje njëra, se kur unë ia bëra llogarinë ishte shtator 2022 dhe asaj i binte të dilte në shtator 2024, gëzoi. Dola tha, ishte shumë e lumtur. Unë u tmerrova brenda meje. Unë për vete e dija se do dilja isha e qetë”, tha Elsa.
Albano Bogdo e pyet nëse kishte tipe të dhunshme.
“Po, kishte. Sa të duash kishte. Aty dhe kanë përdhunuar sa çke me të”, thotë ajo.