Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë e Vlorës po zhvillojnë një aksion blic në qytetin bregdetar.
FNSH dhe policia kanë ushtuar kontrolle për persona në kërkim dhe ata që qarkullojnë me armë. Mësohet se ka patur arrestime të disa personave në qytet.
Ende nuk dihet ende për çfarë janë arrestuar, ndërkohë që Aksioni vijon në gjithë qytetin.
Kujtojmë se që nga vrasja e 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati i cili u ekzekutua në ballkonin e banesës së tij, në katin e tretë të një pallati, ku kishte dalë për të pirë një cigare, policia ka shtuar kontrollet e befasishme në qytet.
Ende nuk dihet nëse kontrolli i sotëm ka lidhje me vrasjen e Sinomatit, por pritet që së shpejti, polica të dalë me një njoftim për personat e arrestuar.