MENU
klinika

Dosja 5D

GJKKO lë në burg tre ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, detyrim paraqitje për 6 zyrtarët e tjerë

30.03.2024 - 15:28

Ditën e sotme, GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e bashkisë Tiranë.
Me kërkesë të SPAK, GJKKO dy ditë më parë dha masën ‘arrest në burg’ për tre prej tyre, ndërsa për 6 te tjerë u caktua masa ‘detyrim paraqitje’. Sot ata dolën para gjykatës ku u njohën me masat e arrestit.

Mariglen Qato, ish drejtorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës; Redi Molla, ish drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë; e Taulant Tusha, ish-drejtor i Punëve Publike Bashkia e Tiranës janë tre ish-zyrtarët e vënë në masën e ‘arrestit në burg’.

Deborah Keçi, drejtuese e “Klubin Sportiv Tirana”, pranë Bashkisë Tiranë, e pezulluar nga ky post, Enton Punavija, Drejtor i Drejtorisë së Transportit në bashkinë e Tiranës; Julian Zanaj, Drejtor i Prokurimeve në bashkinë e Tiranës; Eglantina Zere, Drejtore e Drejtorise se Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit në bashkie e pezulluar nga ku post dhe Albano Janku Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Burimeve Njerëzore; dhe Nestor Muhamellari,administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k janë në masën e ‘Detyrimit me paraqitje’ në Policinë Gjyqësore.

I vetmi që nuk është paraqitur sot në gjykatë ishte Enton Punavija, pasi ndodhet jashtë shtetit dhe kur të kthehet do njihet me masën nga gjykata.

Ata akuzohen se kanë shpallur fitues kompaninë 5D për disa tendera në bashkinë e Tiranës, ku pronarët e vërtetë të kësaj kompanie ishin ish-drejtorët e bashkisë së kryeqytetit.

Në dosjen e SPAK thuhet se Qato dhe Molla gjatë kohës që ushtronin funksionin si drejtorë në bashkinë e Tiranës kanë shpallur fitues shoqërinë ‘5D Konstruksion’ në 11 tendera.

SPAK ka prova se kjo shoqëri zotërohej nga 3 persona të cilët ishin ortakë fiktivë, pasi ortakët defacto ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla. Kompania është shpallur fituese në tenderat nga viti 2016 deri në 2020.

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA