MENU
klinika

"Mbështetja për Ukrainën rrezikon Luftën e Tretë Botërore"

Hungaria lëkund NATO-n: Nuk fitojmë dot përballë Rusisë

26.03.2024 - 21:45

Ministri hungarez ka dalë kundër vendosjes së trupave ushtarake në Ukrainë, duke deklaruar se kjo do të sillte luftë me Rusinë. Por jo vetëm kaq, sipas mediave ruse, ai është shprehur se NATO nuk fiton dot përballë ushtrisë ruse…

Viktor Orban duket se po kthehet në “delen e zezë” jo vetëm brenda BE, por edhe në NATO. Teksa aleanca ka qenë e palëkundur kur vjen puna te mbështetja për Ukrainën dhe masat kundër Rusisë, duket se Hungaria ka filluar të cedojë.

Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó, ka dhënë një intervistë te media shtetërore ruse “TASS”, duke shkaktuar shumë bujë. Intervista e plotë do të publikohet nesër, por sipas mediave ruse, ai ka bërë disa deklarata shumë të bujshme.

Ministri hungarez ka dalë kundër vendosjes së trupave ushtarake në Ukrainë, duke deklaruar se kjo do të sillte luftë me Rusinë. Por jo vetëm kaq, sipas mediave ruse, ai është shprehur se NATO nuk fiton dot përballë ushtrisë ruse. “E dini, pozicioni ynë është shumë i qartë kur bëhet fjalë për luftën që është pranë nesh. Ne besojmë se Rusia nuk mund të mposhtet në këtë luftë“, tha ai.

Sipas tij, dislokimi i NATO-s në Ukrainë mund të rrisë tensionet dhe “potencialisht të përshkallëzojë Luftën e Tretë Botërore”.  “Në një situatë kaq kritike, jo vetëm veprimet, por edhe fjalët kanë një rëndësi të madhe. Prandaj, kur bëhet fjalë për mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë në emër të disa vendeve anëtare të NATO-s, është vërtet e rrezikshme, sepse ne nuk duam të përballemi me kërcënimin. Rreziku i tmerrshëm i një lufte të tretë botërore po afrohet”, tha ai.

Sipas Szijjártó, në BE po rritet ndjeshëm numri i personave që janë kundër hapave që rrezikojnë rritjen e tensioneve.

Unë mendoj se ka gjithnjë e më shumë njerëz në Evropë – dhe kur them ‘njerëz’ nuk i barazoj me liderët politikë – të cilët kanë filluar t’i qasen këtij problemi në mënyrë racionale dhe gjithnjë e më shumë njerëz janë të prirur të kundërshtojnë veprimet që rrisin rreziku i përshkallëzimit”, tha ai.

Më 26 shkurt,  presidenti francez Emmanuel Macron nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë. Por duket se Hungaria po e bën të qartë se nuk e pranon një gjë të tillë. Orban ishte i vetmi mes liderëve të NATO dhe BE që uroi Putinin për fitoren në zgjedhje.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!