MENU
klinika

Skandal në Serbi

Interpoli e ka shpallur në kërkim, Milan Radoiçiç fqinj me Ana Bërnabiç!

14.03.2024 - 20:39

Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, u detyrua të linte vilën e tij në liqenin e Gazivodës për shkak të urdhrave të lëshuara për të, kështu që ai regjistroi vendbanimin e tij në një ndërtesë luksoze pranë stadiumit Crvena zvezda.

Mirëpo, sipas asaj që zbuloi “Nova” Radoiçiç, së bashku me bashkëshorten e tij Emën, është pronar i një kompleksi në Dedinje, në të cilin ndodhen dy objekte.

Publiku i gjerë as nuk e dinte se në çfarë lloj luksi ka jetuar Milan Radoiçiç vite më parë deri në konfliktin e armatosur në Banjska, ku humbën jetën katër persona. Radoiçiç mori përgjegjësinë për atë ngjarje, pas së cilës policia e Kosovës publikoi pamjet e vilës së tij madhështore në liqenin e Gazivodes.

Ish-nënkryetari i SL-së, tashmë ecën lirshëm në Beograd dhe Kopaonik, pavarësisht përgjegjësisë së dukshme për rastin “Banjska”, por edhe dyshimit për përfshirje në të tjera krime të rënda.

Radoiçiç së fundmi ka regjistruar vendbanimin e tij në Ulica Rajka Mitica, në një ndërtesë luksoze me disa apartamente, por nuk është pronar i asnjërës prej tyre.

Skandal në Serbi/ Interpoli e ka shpallur në kërkim, Milan

Mirëpo, siç shihet në kadastrën e pasurive të patundshme, ai ka një kompleks në Dedinje, në rrugën “Kneza Aleksandar Karagjorgjevića”, në të cilin ka një sërë vilash luksoze. Në njërën prej tyre (në pronësi të shtetit) ku jeton edhe kryeministrja Ana Brnabiç.

Një urdhër i Interpolit është lëshuar për Radoiçiçin për organizimin e një sulmi të armatosur në qytetin e Banjskës në Kosovë në shtator të vitit 2023, kur u vra një polic i Kosovës dhe tre serbë nga grupi i Radoiçiçit.

Në Beograd, ai mori publikisht përgjegjësinë për atë ngjarje dhe kaloi një ditë në paraburgim me akuzën për armëmbajtje pa leje. Vendi ku ndodhet Radoiçiç që atëherë nuk dihet, ndërsa së fundmi në rrjetet sociale është shfaqur një video me fishekzjarrë me rastin e ditëlindjes së tij, e cila është organizuar në Kopaonik.

Mediat kosovare së fundmi kanë publikuar një video ku dyshohet se Radoiçiç godet brutalisht me grusht ish-kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Spiriç dhe e rrëzon në dysheme. Sipas burimeve lokale, incidenti ka ndodhur “para disa kohësh” në hotelin “Grey” në Kopaonik, në pronësi të Radoiçiçit.

Së bashku me Zvonko Veselinoviçin, Radoiçiç është në listën e zezë të SHBA-së, pra nën sanksione, sepse është i lidhur me krimin e organizuar.

Departamenti Amerikan njoftoi se grupi i Veselinoviçit, i cili përfshin vëllain e tij Žarko, Milan Radoiçiçin dhe disa persona të tjerë, është i përfshirë në një skemë të gjerë ryshfeti me zyrtarë të sigurisë së Kosovës dhe Serbisë, e cila i mundëson grupit të tregtojë ilegalisht mallra, para, narkotikë dhe armë mes Kosovës dhe Serbisë. Ata kujtuan gjithashtu se disa anëtarë të këtij grupi dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!